Pamje nga momenti kur fansi përplaset me yllin e Man Unitedit në fushë

Futboll 10 Mars 2019 20:22

Gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit në “Emirates”, një fans ka arritur t’i shpëtojë sigurimit dhe është futur në fushë.

Pas golit të dytë të “Topçinjëve”, i cili u realizua nga Peirre-Emerick Aubameyang nga penalltia, fansi vrapoi nga tribunat për t’u përplasur me Chris Smallingun.


Ky është rasti i dytë që një fans futet në fushë gjatë një ndeshje futbolli në Angli.

Ylli i Aston Villas, Jack Grealish më herët u sulmua nga një fans i Birmingham Cityt gjatë pjesës së dytë të derbit të qytetit. /Insporti.com/