Pamje nga paraqitja “horror” e Suarezit mbrëmë

Barcelona ishte larg formës më të mirë kundër Valladolidit, të shtunën.
Në fund, penalltia e konkretizuar nga Lionel Messi mjaftoi për t’ia siguruar tre pikë Barcës, në një natë aspak të rehatshme për katalunasit.
Pas ndeshjes, shumë fansa po e fajësonin Luis Suarezin për rezultatin e ngushtë, edhe pse Lionel Messi huqi një penallti tjetër në pjesën e dytë, transmeton Insporti.
Sulmuesi uruguaian nuk ka treguar konsistencë në formë në kohët e fundit, pas një sezoni të jashtëzakonshëm më 2015/16, kur shënoi 59 gola në vetëm 53 paraqitje.
Suarez edhe këtë edicion nuk është se ka treguar formë të dobët, pasi ka shënuar 16 gola në total, por ai thjesht nuk mundi ta gjejë mënyrën për të realizuar të shtunën.
Në fakt, ai humbi katër raste të volitshme për gol brenda 30 minutave, derisa shumica prej tyre u “vendosën në pjatë” për të nga Messi.
Këto huqje ishin burim kryesor i frustrimit te fansat dhe llogaria në Twitter me emrin “Lionel10ii”, përpiloi një video të momenteve më të këqija të Suarezit.
Fansi ia bashkangjiti videos mbishkrimin: “Në vetëm 30 minuta, ai humbi KATËR (4) raste të volitshme. E dua atë, por është koha ta pranojmë se ai nuk është i mirë sa duhet për Barcelonën më.”
Një komunikatë mjaftë e rëndë. Shikoni videon më poshtë. /Insporti.com/
Luis Suarez vs Real Valladolid. In just 30 minutes he managed to miss FOUR (4) big chances. I love him but it’s time to accept that he is not good enough for Barcelona anymore. pic.twitter.com/BEfzgkvVJO
— Ryan (@LioneI10ii) February 16, 2019