Pamje nga reagimi i ashpër i Mourinhos pasi u ndëshkua me të kuq

Futboll 19 Shkurt 2022 20:03

Roma ka marrë një barazim 2-2 në shtëpi kundër Veronas në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 26-të të Serie A, shkruan Insporti.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të miqve me golat e Barak (5′) dhe Tameze (20′).

Reagimi i verdhekuqve ka ardhur në pjesën e dytë falë dy zëvendësime të bëra nga Jose Mourinho. Portugezi ka aktivizuar në minutën e 62-të 18-vjecarin Volapto, i cili ka shpërblyer me gol tri minuta më vonë.

Në minutën e 78-të, Special One ka aktivizuar 19-vjeçarin Bove, i cili ka realizuar golin e barazimit 2-2 në minutën e 84-t.

Në fundin e ndeshjes, Mourinho është ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri Pairetto dhe reagimi i tij ndaj kartonit ka qenë shumë i ashpër.

PAMJE:

-->