Pamje nga super meçi Chisora – Parker
Sporte të tjera
19 Dhjetor 2021
10:01

Bota e boksit mbeti e shtangur nga trimëria e Derek Chisoras dhe akoma më e tronditur nga triumfi i Joseph Parker, i cili mbrojti me sukses titullin, transmeton Insporti.
Lufta mes Parker dhe Chisora zgjati 12-raunde, por më i miri në këtë meç ishte boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker.
Parker bëri një meç tejet fantastik duke përdorur stilin ‘aperkat’, ku arriti dy herë ta rrëzonte kundërshtarin e tij.
Kujtojmë që ky ishte meçi i dytë mes Parker dhe Chisoras. Në të dy lufta, Parker fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.