Pamje nga vrapimi katastrofal i yllit të Arsenalit në golin e tretë të Rennesit

Futboll 08 Mars 2019 08:14

Arsenali ka një mal për ta ngjitur në Europa League.

Shumë fansa të skuadrës ishin të lumtur kur mësuan se Rennesi do të jetë kundërshtar, një skuadër që pozicionohet në vendin e 10-të në tabelën e Ligue 1.

Mirëpo, dejlmoshat e Unai Emeryt u larguan nga “Roazhon Park” mbrëmë me një humbje 3-1 që ka mundur të jetë edhe më e thellë, transmeton Insporti.

Sokratis Papastathoupoulos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, pak para se të përfundonte pjesa e dytë dhe kjo përkeqësoi edhe më shumë gjërat për londinezët në vazhdim.

Sarr's header

Arsenali ishte jashtëzakonisht i hapur në mbrojtje me 10 lojtarë në fushë, derisa po kritikohet shumë roli i Nacho Monrealit në golin e tretë të Rennesit.

Spanjolli dhuroi, me gjasë, paraqitjen më të dobët në fanellën e Arsenalin, derisa Ismaila Sarr i fitoi gati të gjitha duelet me të në pjesën e dytë.

Para golit të tretë, Monreal u pa duke u ankuar te gjyqtari, derisa nuk e ndjeku fare lojtarin që e kishte për detyrë ta mbulonte.

Rezultati? Sarr mbeti i pamarkuar në zonë dhe shënoi me kokë. Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/

-->