Pamje që nuk duhet humbur (VIDEO)

Futboll 20 Korrik 2018 21:18

Franca arriti të triumfonte në Kupën e Botës duke mposhtur Kroacinë në finale me rezultatin 4-2. Antoine Griezmann, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe ishin autorët e golave, ndërkohë që Mandzukic shënoi autogol. Perisic dhe Mandzukic provuan ta rihapnin sfidën, por në fund ishin francezët që festuan.

Disa fëmijë rusë vendosën ta rikthenin këtë finale që prodhoi plot 6 gola në versionin e tyre. Golat e shënuar nga fëmijët janë identik me ato të Kupës së Botës.