Pamje që nuk do ti besoni nga starti në MotoGP (VIDEO)

Moto GP 08 Prill 2018 20:02

 

Ata që sot e kanë shikuar startin e në garës për Shpërblimin e Madh të Argjentinës në MotoGP, kanë shikuar startin më të çuditshëm në histori të këtij kampionati dhe disa prej pamjeve më të pazakonta të kohëve të fundit.

Ngasësi australian Jack Miller nisej nga pozita e parë dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, prapa tij ishin rreth gjashtë rreshta startues të zbrazët dhe ngasësit tjerë niseshin që nga pozitat për vendin e 25-të e tutje.

Arsye për këtë aranzhim shumë të çuditshëm është një vendim që e kanë marrë drejtuesit e ekipeve dhe organizatorët e garës.

Në fakt Miller kishte qenë i vetmi ngasës që dhe i kishte përfunduar kualifikimet me goma për mot të thatë dhe këtë e kishte bërë kur shtegu ishte i lagësht nga shiu që kishte rënë po thuash tërë ditën.

Ky bast i rrezikshëm taktik iu shpagua këtij ngasësi meqë ishte i vetmi që kishte të drejtë të startonte me goma për shteg të thatë, në garën që u zhvillua në shteg që ishte tharë ndërkohë.

Meqë të gjithë të tjerët kishin zhvilluar kualifikimet me goma të shiut, sipas rregullave, duhej që garën ta fillonin nga bokset, gjegjësisht nga pit lanei, për shkak të ndërrimit të gomave.

Por, meqë do të ishte krejtësisht e pakuptimit që vetëm një ngasës të niset nga pozita normale dhë të gjithë të tjerët nga pit lanei, u arrit një kompromis i çuditshëm që Miller të nisej i pari dhe ti sigurohej avantazh i madh në start.

Starti ishte edhe më interesant për shkak të gjestit që bëri Marc Marquez, të cili iu fik motoçikleta pak para fillimit të garës dhe u desh të bëjë manovra të ndryshme për ta ndezur atë dhe për të mbërri në start sipas rregullave.

Përndryshe garën më të çuditshme të sezonit e fitoi Cal Crutchlow, për të cilin kjo është fitorja e parë në karrierë dhe është fitorja e parë për ndonjë ngasës britanik për më shumë se dy dekada.
I dyti përfundoi Johan Zarco nga Franca, kurse spanjolli Alex Rins përfundoi i treti para Millerit që ishte në pole position dhe Marc Marquezit.

-->