Pamje të “frikshme” nga stërvitjet e Messit me Neymarin dhe Mbappen – kuptohen me telepati

Futboll 17 Gusht 2021 16:18

Stërvitjet e para të Messit me klubin e PSG-së  kanë marrë vëmendjen e të gjithë tifozëve, dhe sidomos kur dhuron show me Kylian Mbappen e Neymarin, një gjë është e ditur- videot shkojnë viral, shkruan Insporti.

Në videon e shkurtër të stërvitjes të publikuar sot në mediat sociale, tifozët kanë filluar të përfytyrojnë sesi lojtarët si Messi, Mbappe dhe Neymar do të dhurojnë spektakël në fushë.

Aktualisht është e paqartë se si Mauricio Pochettino do të jetë në gjendje t’i përshtatë të gjithë këta emra yjesh në njëmbëdhjetshën startuese, megjithatë ka potencialin të jetë një nga forcat sulmuese më të pabesueshme në kohët e fundit.

PSG pati një verë të jashtëzakonshmë, me prurjet si; Georginio Ëijnaldum, Gianluigi Donnarumma, Achraf Hakimi dhe ish -rivali i Messit, Sergio Ramos.

Ndryshe Messi pritet të debutojë në ndeshjen ndaj Reims më 29 gusht. /Insporti.com

-->