Pamje të rënda, djali i legjendës së Formula 1 pëson aksident të frikshëm

Sporte të tjera 26 Mars 2022 19:43

Në Arabinë Saudite po zhvillohen provat zyrtare të garës së dytë në kampionatin e Formula 1, por duket se kanë shkuar në mënyrën më të keqe për Mick Shumakerin.

Djali i legjendës së këtij sporti humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurat në krahë të pistës.

Makina pësoi dëme fatale, por ekipi është komunikuar se piloti është i vetëdijshëm dhe po trajtohet në qendrën mjekësore.

VIDEO

Mick, djali i shtatë herë kampionit, Michael Schumacher, pësoi gjithashtu një përplasje të keqe në Çmimin e Madh të Arabisë 2021, kur u përplas me murin në kthesën 23.

/Insporti.com

-->