PAMJE TË RËNDA: Kikboksieri bie pa ndjenja dhe humb jetën në ring

Boks 05 Prill 2021 19:02

Kikboksieri, Xhoel Kaushai ka humbur tragjikisht jetën gjatë një ndeshje amatore kikboksi në Ekuador, ndeshje e zhvilluar në evenimentin ‘’Kupa e Paqësorit në Kikboks’’.

Teksa ndodhej në ring me kundërshtarin e tij, Kaushai dhe pse me helmetë në kokë, nuk arriti t’i shpëtonte një goditje në kokë, që në fillim e la të shtrirë pa ndjenja, dhe nga  mungesa e pranisë së mjekve, kikboksieri pësoi hemorragji në tru, gjë e cila i solli vdekjen gjatë rrugës për në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur në Amerikën Latine, Alberto Astudillo, i cili ka publikuar dhe një video të momentit kur kikboksieri 27 vjeçar bie në tapet për të mos u ngritur më. Sipas mediave ekuadoriane, policia vendase pritet të nisë një hetim mbi organizimin e kampionatit dhe mungesën e mjekëve në sporte të tilla luftarake.

Shihni videon.

-->