Pamje të rënda: Ky ishte momenti kur boksieri amerikan u nokautua për vdekje

Sporte luftarake 17 Tetor 2019 10:16

Boksieri amerikan, Patrick Day ka ndërruar jetë pas nokautit që e pësoi në meçin ndaj Charles Conwell, të shtunën.

Në duelit e peshave ‘super-welterweight’ në Chicago, amerikani Conwell nokautoi 27-vjeçarin Day, në rundin e 10-të të meçit, shkruan Insporti

Kjo goditje nokaut doli të jetë fatale për të.

Day u dërgua me urgjencë në spital ku ra në koma, shkaku i lëndimeve traumatike që kishte pësuar në tru.

Ai iu nënshtrua edhe operacionit në tru, mirëpo nuk arriti t’i mbijetojë tronditjes dhe ndërroi jetë të mërkurën, katër ditë më vonë.

Po zhvillohej rundi i 10-të i meçit, kur Conwell, 21-vjeçar, rrëzoi Dayn në tapet, pas një goditjeje të frikshme me të majtën.

Momentin e nokautit, që çoi deri te vdekja tragjike e Dayt, mund ta shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com/

-->