Pamje të rënda/ Publikohet video e vrasjes së hendbollistit kroat, ai u rrah para një klubi nate

Sporte të tjera 11 Prill 2022 16:51

Rasti tragjik i vrasjes së hendbollistit kroat, Denis Tot ka marrë një epilog të ri.

Edhe pse fillimisht policia dhe spitali morën informacione kontradiktore për rrahjen e tij, ku policia tha se nuk shiheshin gjurmë dhune fizike.

Mirëpo, tashmë është shfaqur një video nga kamerat e sigurisë, e cila largon çdo dyshim. Denis Toth u rrah para një klubi nate dhe vdiq më vonë në spital si pasojë e rrahjes, njoftojnë mediat lokale.

Siç shihet në video, ai fillimisht ishte goditur me grusht në kokë nga një djalë, i cili e ka hedhur në tokë dhe duke qenë se ka mbetur i palëvizur i shtrirë në beton.

Pas kësaj, ai mori disa goditje të përgjakshme në kokë derisa u shtri i palëvizshëm në tokë. Dhe në veçanti ra në sy një vajzë, e cila mezi u përmbajt dhe që nuk pushoi së ngacmuari më vonë hendbollistin fatkeq, ndërsa të tjerat, përfshirë djalin që e goditi, tentuan t’i jepnin ndihmën e parë, duke kuptuar se gjithçka kishte shkuar shumë larg.

Në fund, edhe ai djaloshi me xhaketën e bardhë, i cili i dha një goditje me gjasë fatale, me inat i tundi dorën nga djali që nxori nokaut.

-->