Pamje të rënda – sulmohet presidenti i skuadrës italiane

Futboll 14 Korrik 2020 23:39

Massimo Cellino, presidenti i Brescia, ka në fytyrë shenjat e dukshme të konfrontimit me dy keqbërësit, ndërsa përbrenda tërbimin për agresionin e të dielës pasdite në Padenghe sul Garda.

Objektivi i grabitësve ishte ora, një Patek Philippe. Cellino arriti ta shpëtojë orën, por ka marrë një goditje në hundë, kur u përplas me derën e makinës që kishte mbetur hapur. “Nuk është frakturë — ka treguar për Corriere della Sera —. Dukem si boksier, jam i ënjtur e kam dhimbje.

Erdhi një mjek në shtëpi e ma rregulloi. Isha shumë i nervozuar, as nuk e kisha kuptuar që isha vrarë, e kuptova kur u ktheva në shtëpi, që kishte diçka që nuk shkonte, nga fytyra e gruas kur më pa. Isha gjithë gjak në fytyrë e me dhimbje në hundë. Nuk e kujtoj as momentin kur u vrara, isha kaq nervoz sa hipa në makinë dhe ika pa bërë as denoncim”.

AGRESIONI— Cellino shpjegoi se kishte vajtur në supermarket për të marrë bateri për kitarën elektrike.

“Isha në makinë e pashë para meje një me motor, me kaskën në serbator e maskë në fytyrë, ndërsa kur ndeza makinën dhe u hapën pasqyrat, pashë një tjetër që erdhi nga pas me kaskë në dorë. Pata kohë të reagoj, të kthehesha e të kapja kaskën për të evituar që të ma jepte kokës”.

Presidenti i Brescias tregon si e goditi me shkelma bashkëpunëtorin. “Më thoshte në frëngjisht të ndaloja”.

-->