Pamje të rralla nga koha kur Wladimit Klitschko po stërvitej për rimeçin e anuluar me Tyson Furyn

Boks 07 Shkurt 2019 21:48

Një video e Wladimir Klitschkos duke u stërvitur me boksierin tajlandez, Oleg Pryimachov në vitin 2016, është publikuar në rrjete sociale.

Pamjet e rralla, të cilat u regjistruan para rimeçit të propozuar mes ukrainasit me Tyson Furyn, më 2016, tregojnë Klitschkon duke pasur vështirësi t’i kundërvihet boksierit nga Tajlanda, transmeton Insporti.

Fury pritej të mbronte titujt WBA dhe WBO të cilat i fitoi nga ukrainasi në nëntorin e mëhershëm, derisa meçi ishte zhvilluar në Mançester, në tetor të vitit të kaluar.

Natyrisht, meçi i dytë nuk u zhvillua asnjëherë, pasi filluan problemet mendore të Furyt.

Tani, janë publikuar pamje të rralla se si po përgatitej Klitscko për rimeçin.

42-vjeçari kishte pasur shumë vështirësi me Furyn në përballjen e parë, dhe besoi se stili i ngjashëm i Pryimachov, do ta ndihmonte atë në përgatitje.

Shikoni më poshtë. /Insporti.com/