Pamje të rralla të përplasjes në mes të McGregorit dhe Khabibit

Sporte tjera 26 Janar 2020 11:04

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor kanë filluar “luftën” e tyre në rrjetet sociale, pas rikthimit të irlandezit në UFC me fitore.

‘The Notorious’ triumfoi brenda 40 sekondash kundër Donald Cerrones në duelin e UFC-së që u zhvillua fundjavën e kaluar në Las Vegas.

Tashmë, janë publikuar disa pamje në cilat shihen McGregor dhe Khabib duke u fjalosur dhe me ndihmën e sigurimit, situata ishte qetësuar.

Kjo përplasje ka ndodhur para se meçit të tyre.

Khabib e kishte mposhtur Conorin në kuadër të ‘UFC  229’ dhe kjo lufta ishte tejet e famshme për shkak të përleshjes së tyre jashtë kafazit.

Duket se një rimeç do jetë i pa shmangshëm për të dy palët. /insporti.com/

-->