Pamje të tmerrshme, punëtori humb jetën duke punuar në stadium (VIDEO)

Sporte dimërore 31 Janar 2020 21:12

Një punëtor ndërtimi humbi tragjikisht jetën ditën e sotme në Rusi teksa po punonte për të shembur çatinë e stadiumit të hokejit mbi akull në Shën Petërburg.

Pamjet e siguruara nga një dron tregojnë momentin kur çatia shembet dhe punëtori bie nga lartësia. Forcat e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe nxorrën të pajetë nga rrënojat punëtorin. Bashkë me të ishin dhe 3 kolegë të tjerë, të cilët famtmirësisht arritën të shpëtonin të gjallë.

Stadiumi i hokejit mbi akull të Shën Petërburgut është ndërtuar në vitin 1980. Ai u shemb për të ndërtuar një impiant të ri për Kampionatin Botëror të hokejit mbi akull që do të mbahet në Rusi në vitin 2023.

-->