Pamjet e aksidentit në garën e Prevallës

FASK 12 Maj 2019 22:11

Gara e parë e kampionatit të Kosovës në automobilizëm në shtigje malore u zhvillua në Prevallë dhe rezultatet konfirmuan se edhe sivjet favoritët nga viti i kaluar janë shoferët më të mirë dhe ata që më me përkushtim kanë punuar në makinat e tyre.

Në garë ndodhi edhe një aksident, që për fat të mirë nuk ishte serioz dhe u xhirua nga anëtarët e klubit Genc Daka të Prizrenit.

I aksidentuari është Jugoslav Milosevki, shoferi i garave nga Maqedonia e Veriut, i cili mori pjesë në këtë garë si mysafir.