Pamjet e aksidentit të Lorenzos, pas të cilit përfundoi në spital

Moto GP 23 Shtator 2018 16:14

Jorge Lorenzo e kishte nisur nga pole position garën për Shpërblimin e Madh të Aragonit në MotoGP, por pësoi aksident në kthesën e parë të kësaj gare.

Personeli mjekësor kishte dyshime për thyerje të këmbës dhe lëndime tjera trupore dhe me urgjencë e dërgoi në spital Lorenzon, i cili fatmirësisht pas kontrollit sistematik u lirua meqë kishte shpëtuar pa lëndime serioze.

Aksidenti në kthesën e parë duket mjaft i rëndë dhe e ndryshoi rrjedhën e garws, të cilën e fitoi Marquez, duke bërë edhe një hap drejt titullit të kampionit të botës në Moto GP.

-->