Pamjet e golit të anuluar për të cilin reagoi Munishi – a kishte të drejtë?

Futboll 05 Mars 2018 11:26

Ismet Munishi, trajneri i Feronikelit mbrëmë ishte i zëshëm dhe unik në reagimin e tij ndaj gjyqtarit Genc Nuza, i cili anuloi golin e shënuar nga Feronikeli në Prizren ndaj Lirisë, me pretendimin se goli është sëhnaur me dorë.

Mundshi pohoi se “nëse nuk shihet nga kamerat, “Nuza ose ka satelit, ose po tenton ta shpikë ujin e nxhetë” dhe se ashtu si e ka marrë fituar e FIFA-s edhe mund ta humbasë atë.

Insporti ka siguruar pamjet nga takimi në Prizren dhe mundtë vendosni vetë a ka të drejtë Nuza me vendimin e tij, apo Munishi me deklaratën bombastike.

Përndryshe, ky takim përpos këtij rasti shumë kontestues do të mbahet në mend edhe për deklaratën e trajnerit të Lirisë Blendi Shkëmbi, i reagoi ashpër ndaj situatës aktuale në klubin nga Prizreni, duke dhënë se “futbolli nuk ka pasaportë ose kombësi”.

-->