Pamjet kur Florian Marku nokautoi Janicijevicin

Sporte luftarake 04 Dhjetor 2018 09:37

Insporti kishte shkruar në fundjavë që Florian Marku kishte shënaur fitore në meçin e tij të parë në boksin profesionist ndaj serbit Nikola Janicijevic.

Edhe pse mediat greke kishin lajmëruar për këtë fitore, Marku, i cili bokson me licencë të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, federatë që ka lidhje me federatën EBU në nivel evropian dhe atë WBO në nivel botëror, pas meçit kishte pasur spekulime nëse Marku në fakt e kishte fituar këtë meç.

Sidoqoftë, Insporti ju sjell pamjet nga meçi, gjegjësisht nokauti i Markut në rundin e parë, me çka nisi me sukses karriera e tij edhe në boksin profesionist.

Përndryshe Marku ka zhvilluar disa meçe në MMA dhe deri më tani është i pamposhtur, kurse para se të kalojë në MMA, ka enë kampion i shumëfishtë i Greqisë në kik boks dhe me sukses ka garuar edhe në disa gara ndërkombëtare në kik boks.

Pamjet e këtij meçi dhe nokautit në rundin e parë mund ti shikoni më poshtë.