Pamjet nga Hoteli ku është vendosur Përfaqësuesja e Kosovës (FOTO)

Futboll 13 Nëntor 2019 15:27

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta ketë të enjten në mbrëmje njërën nga sfidat më të rëndësishme në histori të saj.

Përfaqësuesja jonë në stadiumin “Doosan Arena” do të ndeshet me Çekinë në sfidën e parafundit për kualifikime në Evropianin 2020.

Ekipi i Përfaqësueses së Kosovës sot rreth ores 13:30 ka arritur në Plzen ku nga ora 18:00 në stadiumin “Dossan Arena” do ta zhvilloje stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Ekspedita e Kosovës është akomoduar në hotelin Mariot, një hotel në qendër të Plzenit dhe njëri nga më të njohurit në këtë qytet.

Padyshim, hoteli Mariot është njëri prej më të mirëve në qytetin e Plzenit.

 

 

-->