Pamjet nga incidenti mes Ronaldos e Florenzit

Futboll 12 Maj 2019 22:35

Roma mundi Juventusin 2:0 në një ndeshje që nuk kishte shumë rëndësi për ekipin nga Torino, që tashmë është shpallur kampion i Italisë për këtë sezon.

Kjo është një nga arsyet pse opinioni u koncentrua shumë në një incident midis Alessandro Florenzit të Romës dhe Cristiano Ronaldos së Juventusit.

Në pamje shihet se si Florenzi ia mësyn Ronaldos, por ky me gjeste i provokon duke bërë me shenja se Florenzi është shumë i vogël me trup, por e ka gojën e madhe.

Situata e menaxhua nga gjyqtari i ndeshjes, i cili nuk lejoi eskalim, kurse Roma më pas shënoi dy gola që i mundësuan fitoren, që gjithsesi e “qetësuan” Lorenzin pas ndeshjes.