Pamjet nga meçi i Faton “El Vulcano” Vukshinaj ndaj Kore

Boks 13 Prill 2019 09:40

Boksieri i pamposhtur shqiptar, i kategorisë së mesme, Faton “EL VULCANO” Vukshinaj ka arritur vetëm një barazim me boksierin nga Bregu i Fildishtë, Landry Kore, në meçin e zhvilluar në Wolfsburg të Gjermanisë.

I njohur si “El Vulcano” është i pamposhtur në nëntë meçe dhe ky është barazimi i parë në karrierën e tij.

“El Vulcano” gjatë tetë raundeve ishte më i mirë se sa Kore, por gjyqtarët në fund vendosën për një barazim, duke krijuar pakënaqësi të mëdha tek taborri i Vukshinaj, të cilët kanë apeluar ndaj këtij vendimi, shkruan Insporti.com.

Sipas taborrit të Vukshinaj, të gjithë të pranishmit e kanë pranuar se Fatoni ishte më i mirë për gjashtë raunde së paku, madje dhe gazetarët janë të befasuar me vendimin e gjyqtarëve.

Vukshinaj ka një bilianc prej gjashtë fitore me nokaut në karrierën e tij.“El Vulcano” është 27 vjeçar dhe tani është ndër 100 boksierët më të mirë në botë në kategorinë e mesme.