Pamjet nga skena midis Neymarit dhe Modricit në zhveshtore

Futboll 04 Qershor 2018 11:41

Takimi ndërmjet Brazilit dhe Kroacisë, i zhvilluar dje, ka qenë ngjarje kryesore në futbollin botëror.

Brazili fitoi me rezultat 2:0 dhe heroi ishte Neymar që u kthye nga lëndimi pas katër muajsh, hyri në lojë nga banka dhe shënoi.

Golin e dytë për ekipin e latin e shënoi Firmino, sa për të gëzuar tifozët vendës, meqë miqësorja u zhvillua në Anfield të Liverpooolit.

Sidoqoftë, pas ndeshjes shumë të përfolur kanë qenë skenat në zhveshtore midis dy lojtarëve më të njohur të ekipeve përkatëse, Neymarit dhe Luka Modricit.

Të dy këta futbollistë edhe një herë treguan respektin e madh që kanë për njëri – tjetrin duke ndërruar fanellat e ndeshjes, madje edhe duke i nënshkruar ato me përkushtim.

Ishte ky një gjest i madh i dy futbollistëve të mëdhenj, që përkundër dueleve të shumta që kanë pasur në ligën e Spanjës dhe në Ligën e Kampionëve, e ndjejnë në veçanti peshën e paraqitjeve për ekipet përkatëse kombëtare.

-->