Pamjet nga vozitja në kufi të mundësive

Formula 1 07 Korrik 2018 19:05

Lewis Hamilton do të niset nga pole position në garën për Shpërblimin e Madh të Britanisë së Madhe që zhvillohet nesër në shtegun Silverstone.

Nisja nga pozita e parë është posaçërisht e rëndësishme për kampionin aktual të botës, i cili kërkon që para publikut të vet të fitojë garën dhe të tentojë të kthehet në pozitë ne parë në renditjen e përgjithshme për shoferë.

Hamilton theu rekord në shtegut, gjë që ka qenë pak a shumë e pritshme, meqë bolidët e këtij viti janë më të shpejtët në histori të sportit dhe rekordet e shtigjeve kanë rënë vazhdimisht.

Në video mund të shikoni rrethin e tij, po thuajse të përsosur në shtegun legjendar britanik, qoi mjaftoi që për 44 të mijtat e sekondës të jetë më i shpejtë sesa Sebastian Vettel i Ferrarit, i cili niset i dyti.

Pas Hamiltonit dhe Vettelit në start radhiten Raikkonnen, Bottas, Verstappen, Ricciardo, Magnussen, Grosjean, Leclerc dhe Ocon.

-->