Pamjet përmbledhin 10 gjërat që Ronaldo mund t’i bëjë, ndërsa Messi jo

Futboll 09 Shkurt 2019 08:41

Kurrë nuk do të ketë pajtueshmëri absolute, rreth asaj se cili është futbollist më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi?

Është debati që i ka ndarë fansat, më shumë se asgjë tjetër.

Të dy lojtarët janë futur në të 30-tat tani, dhe është mirë t’i shijojmë sa e kemi ende mundësinë.

Real Madrid v Barcelona - La Liga

Sidoqoftë, një llogari në “YouTube”, me emrin “Genius Production”, ka krijuar një video që pretendon të tregojë 10 gjërat që Ronaldo mund t’i bëjë, ndërsa Messi jo.

Këto 10 gjëra janë të renditura në këtë mënyrë:

1. Të fitojë trofe me Kombëtare

2. Të shënojë gola nga një distancë e madhe me lëvizje të topit në ajër

3. Të shënojë gola pas lëvizjeve të shpejta mbi top

4. Të shënojë pasi të ketë rregulluar pozitën duke goditur topin me thembër

5. Të shënojë gola me thembër

6. Të shënojë gola me “gërshërë”

7. Të shënojë me kokë

8. Të shënojë hat-trick në Kupën e Botës kundër një skuadre të madhe

9. Të shënojë hat-trick në finalen e Kupës së Botës për Klube

10. Të shënojë hat-trick perfekt

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/