Pamjet që tregojnë se si Firmino arriti të fuste në grackë Kepan te goli i Manes

Futboll 22 Shtator 2020 22:40

Kepa Arrizbalaba ishte edhe një herë fytyra tragjike e Chelseat, pasi këta të fundit humbën 2-0 në shtëpi9 ndaj Liverpoolit në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola në Stamford Bridge, derisa e dyta solli dy sosh të shënuara nga Sadio Mane.

Por, goli i dytë i senegalezit ishte fatal për Arrizabalagan që ra në grackën e Roberto Firminos që i kërkoi të pasonte topin te lojtarët e Chelseat.

Spanjolli u nxitua menjëherë dhe nga aty përfitoi Mane që shënoi me lehtësi në portën e tij, ndërsa pamjet nga ai moment janë bërë virale në internet.

Frank Lampard e kritikoi Kepan për gabimet e tij të bëra jo vetëm ndaj Liverpoolit, por edhe në ndeshjen e parë ndaj Brightonit. /Telegrafi/

-->