Pamjet tregojnë momentin kur Bellerin pësoi lëndimin e tmerrshëm gjatë ndeshjes kundër Chelseat

Futboll 21 Janar 2019 20:20

Paraqitja e Arsenalit kundër Chelseat të shtunën ishte ndoshta më e mira e “Topçinjëve” deri tani.

Jo vetëm që skuadra e Unai Emeryt shënoi dy gola dhe krijoi shanse më të mira, por gjithashtu arriti ta mbajë portën të paprekur, transmeton Insporti.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi perfekt për djelmoshat nga veriu i Londrës në ndeshje.

Pasi u rikthye nga një dëmtim, Hector Bellerin pësoi një tjetër edhe më të rëndë në gju në minutën e 70-të të përballjes që zuri vend në “Emirates”.

 

Arsenal FC v Chelsea FC - Premier League

23-vjeçari nuk e pati askënd afër kur u shtri përtokë në agoni duke mbajtur gjurin, dhe dyshohet se ai ka dëmtuar ligamentin.

Arsenali shqetësohet se mbrojtësi mund të mbetet jashtë tërë sezonin, por sipas “Sky Sports”, klubi nuk do të mundohet të transferojë ndonjë mbrojtës tjetër në janar.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur spanjollit i kërciti gjuri dhe është mjaft e rëndë të shikohet. /Insporti.com/

-->