Panik në ishullin grek, “ylli” i Tottenhamit humbet ndjenjat

Futboll 05 Korrik 2019 11:01

Momente paniku në ishullin grek të Mikonos, ku është duke kaluar pushimet “ylli” i Tottenhamit, Dele Alli, së bashku me të dashurën e tij seksi, Rubi Mae.

Futbollisti anglez ka humbur ndjenjat për shkak të vapës. Kjo situatë e krijuar ka alarmuar tej masa të dashurën e mesfushorit, e cila ka lajmëruar menjëherë 2 burra për ta ndihmuar.

Këta të fundit kanë arritur të sjellin në vete futbollistin e “gjelave”, teksa e kanë shoqëruar më pas drejt rezidencës së tij.

Ky moment nuk iu ka shpëtuar paparacëve, të cilët kanë arritur të shkrepin disa foto nga ajo që ndodhi në Mikono.