Panik në Lojërat Olimpike, çiklisti rrëzohet dhe thyen brinjët – ja gjendja e tij shëndetësore

Tokio2020 31 Korrik 2021 17:12

Dita e djeshme pasoi me një incident në disiplinën e çiklizmit me biçikleta ”BMX” në Lojërat Olimpike ku amerikani Konor Fields u rrëzua keq duke pësuar hemorragji cerebrale.

Në momentet e para të gjithë i kapi paniku, po vetë federata amerikane e çiklizmit doli me një deklaratë duke treguar gjendje e sportistit. Në njoftimin zyrtar, federatat shkruan se gjendja e Fields është e stabilizuar dhe çiklisti ka dalë nga terapia intensive në të cilën ishte.

‘’Vizitat zbuluan një hemorragji cerebrale, por mjekët konstatuan se atleti nuk pësoi dëme të mëtejshme. Pas një nate nën vëzhgim, Konor doli nga faza e kujdesit intensiv, por është akoma i shtruar në spital. Çiklisti theu një brinjë dhe pësoi edeme pulmonare’’, shkruhet në njoftim.

-->