Panucci më në fund i përgjigjet Lenjanit

Futboll 22 Mars 2019 13:32

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci i është kundër-përgjigjur futbollistit Ermir Lenjani, në intervistën e fundit.

Mbrojtësi anësor ka refuzuar të grumbullohet me Kombëtaren, duke thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë sa të jetë tekniku italian në drejtim, transmeton Insporti.

I pyetur rreth komenteve të Lenjanit, Panucci ka dhënë një deklaratë interesante.

“Lenjani është grumbulluar 6 herë, nga 9 grumbullime,” ka thënë ai.

“Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuçit apo Dukës, por Shqipërisë.

“Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, dhe ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij.” /Insporti.com/

-->