Panucci vazhdon me gabime në formacion

Futboll 27 Mars 2018 15:23

Befason përsëri trajneri Christian Panucci, kur në ndeshjen e mbrëmshme kundër Norvegjisë, nuk e inkuadroi fare sulmuesin më në formë të Kombëtares së Shqipërisë.

E çuditshme, por edhe e vërtetë, që Sokol Cikalleshi nuk është aktivizuar asnjë minutë në takimin e djeshëm ndaj Norvegjisë, edhe pse qëndroi duke u ngrohur thuajse 45 minuta.

Një rast i rrallë, për më tepër kur bëhet fjalë për sulmuesin më në formë të Përfaqësueses së Shqipërisë, sa i përket paraqitjeve në klube gjatë këtij viti.

Në krahasim me Arlind Sadikun, i cili e nisi ndeshjen dhe Bekim Balaj që u fut në pjesën e dytë ndaj Norvegjisë, sulmuesi kavajas ka shkëlqyer në kampionatin turk me Osmanlisporin, duke realizuar 5 gola në 10 ndeshjet e fundit. /Insporti.com

-->