Paolo Maldini me fjalë emocionuese pas rikthimit te Milani
Futboll
06 Gusht 2018
09:21

Ish-futbollisti legjendar i Milanit, Paolo Maldini, është rikthyer në klubin e tij të zemrës, transmeton Insporti.
Skuadra e Milanit përmes një reagimi zyrtar ka njoftuar rikthimin e Paolo Maldinit tani për të marrë një rol drejtues.
“Kthehem në shtëpi”, ka shkruar Maldini.
50 vjeçari gjatë ditës së sotme do të prezantohet në ambientet e skuadrës së Milanit.
Maldini do të jetë drejtor për strategji në zhvillimin e sportit.
Maldini e ka shkruar historinë me Milnin duke mos u larguar kurrë nga ky ekip.Ai i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin me klubin kuq e zi. /Insporti.com/