Papën e pyesin a është mëkat ta quajnë Messin ‘Zoti’, kështu përgjigjet

Futboll 02 Prill 2019 10:38

Papa Françesku ka thënë se është sakrilegj ta thërrasim Lionel Messin si ‘Zot’ – dhe se teorikisht mund të interpretohet si blasfemi.

Ky papë është një adhurues i flaktë i futbollit dhe anëtar i ekipit të San Lorenzos në Argjentinë, u pyet në një televizion spanjoll për ata që e quajnë Messin ‘Zot’.

Përgjigjja e tij u konsiderua e mprehtë, pasi e vazhdon mendësinë progresive të Kishës, me të cilën Papa ka fituar populalritet të madh anë e mbanë botës.

Messi është argjentinasi më i njohur në botë, madje më i njohur edhe se vetë Papa.

“Në teori është sakrilegj,” ishte përgjigjur Papa. “Nuk duhet të thuhet, dhe nuk e besoj këtë.”

“Njerëzia mund të thonë se ai është Zot, ashtu siç mund të thonë “Të adhuroj”, por veç zoti mund të adhurohet. Këto janë gjëra që thonë njerëzit. Të thuhet se ai është një zot me top në fushë do të ishte mënyrë më e mirë për t’u shprehur”, shtoi më tej ai.

Tifozët e Barcelonës shpesh e quajnë Messin ‘D10S’ – një kombinim i fjalës spanjolle për Zotin [dios] – me numrin 10 të fanellës së tij.