“Paqe” mes Romës dhe Sampdorias, asnjë minutë për Kumbullën

Futboll 22 Dhjetor 2021 20:46

Roma nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Sampdorias.

Dy skuadrat italiane zhvilluan paraqitje të mirë, por që në fund rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi aksionet.

Roma arriti të kaloi fillimisht në epërsi me anë të inkuadruarit Shomurodov (72′).

Por, gëzimi i Romës zgjati vetëm tetë minuta pasi Sampdoria barazoi rezultatin përmes Gabbiadini (80′).

Me këtë barazim, Roma renditët në pozitën e gjashtë me 32 pikë, derisa Sampdoria zë pozitën e 15-të me 20 sosh.

-->