Paqe në aktin e parë të gjysmëfinales mes Real Madridit dhe Chelsea

Futboll 27 Prill 2021 21:03

Është mbyllur takimi i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Chelsea me rezultatin 1-1, raporton Insporti.

“Los Blancos” kërkuan fitore në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, për të hedhur hapin e parë drejt finales së madhe që këtë sezon zhvillohet në Stamboll.

Timo Werner humbi një rast të jashtëzakonshëm nga afërsia në minutën e 9-të të takimit.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 15-të, ku pas huqjes së Werner, Pulisic nuk bëri gabimin e njejtë, duke kaluar portierin dhe shënuar për epërsinë e parë të Chelsea.

Karim Benzema barazoi rezultatin në 1-1 me një gol të jashtëzakonshëm nga afërsia pas një goditje nga këndi.

Përkundër rasteve të shumta, në pjesën e dytë nuk pati gola teksa gjithçka do të vendoset në “Stamford Bridge”.

-->