Paqueta ftohet dhe mund të debutojë kundër Sampdorias, mungon Suso

Futboll 11 Janar 2019 15:10

Lucas Paqueta dhe Ivan Strinic janë përfshirë në skuadrën e Milanin për ndeshjen e së shtunës në Kupën e Italisë kundër Sampdorias, por do të mungojë Suso – ka mbetur jashtë.

Paqueta është rrugës për të debutuar me Milanin pasi la në dhjetor Flamengon, derisa Strinic ka marrë dritën e gjelbër për të vazhduar karrierën pas problemeve të rënda me zemër.

Sido që të jetë, Suso – i cili është i suspenduar – thuhet se ka probleme fizike ashtu si në barazimin 0-0 me Frosinonen në Boxing Day.

Ndeshja mes Sampdorias e Milanit zhvillohet nesër nga ora 18:00.

Skuadra e Milanit për Sampdorian: A Donnarumma, G Donnarumma, Reina; Abate, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Simic, Strinic, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo, Paqueta; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Higuain. /Insporti.com/