Para 11 viteve, Messi e kishte bërë këtë ndaj Manchester Unitedit

Futboll 10 Prill 2019 11:39

Ishte viti 2008, kur Messi për herë të parë kishte dalur ‘në skenë’ në “Old Trafford”.

Përkundër se Barcelona u eliminua (barazoi në Camp Nou dhe u mund 1:0 në Old Trafford), paraqitja e Messit në këtë ndeshje është e paharrueshme, transmeton Insporti

Argjentinasi dhuroi ‘show’ në fushë, dhe është ajo për çfarë mbahet mend më së miri kjo ndeshje, përveç golit spektakolar të Paul Scholes.

Para ndeshjes së sotme, ku skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaeri do ta presë gjigantin katalonas me fillim nga ora 21:00 në ‘Teatrin e Ëndrrave’, tekniku norvegjez deklaroi se Messi mund edhe të ndalet.

Por, pasi t’i ketë shikuar këto pamje, duhet të ketë kujdes të veçantë me argjentinasin.

Nëse Messi e përsërit një paraqitje të tillë, atëherë ‘Djajtë e Kuq’ do të jenë në probleme të mëdha.

Messi, që atëbotë ishte vetëm 21-vjeç, kishte lënë gojëhapur tashmë legjendat e Manchester Unitedit, si Paul Scholes, që argjentinasin e kishte përshkruar si “të pakapshëm”, duke thënë se kishte shpresuar që të mos i dilte përballë argjentinasi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, më pas triumfoi dy herë në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit – në vitet 2009 e 2011.

Në të dyja këto finale, argjentinasi kishte arritur që të shënojë gola, si në ‘Olimpico’ të Romës ashtu edhe në ‘Wembley’ të Londrës. /Insporti.com/