Para disa jave qeshte me vendimet e Zemajt, sot trajneri i fitnesit është i gatshëm të shkoj në luftë për të

Sporte tjera 22 Tetor 2020 11:05

Situata me pandemi ka çrregulluar të gjithë sistemin e jetës, ndërsa në Kosovë gjatë muajve të verës është kritikuar shumë qeveria me vendimet e saj, raporton Insporti.

Ndër to ishte ndalimi i fitneseve, ndërsa lejimi i pishinave e shumë aktivitete të tjera.

Cak i gjithë kësaj u bë ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili u vërshua me kritika të shumta e deri tek shaka të ndryshme në drejtim të tij.

Po qëndrojmë tek fitneset, trajner i njohur, Gen Zeqiraj, ishte ndër ta që në muajin korrik thumbonte ministrin me postime të ndryshme, duke e vënë në dyshim profesionalizmin e tij.

Por pas disa çastesh, Geni ndryshoi qëndrim, u zbutë paksa, dhe u tregua i matur.

Tash, Zeqirajn e shohim krejt ndryshe krahasuar me para tre muajsh. Ai tashmë është i gatshëm edhe të shkoj në luftë për ministrin Zemajn, të cilin e quan familje.

A thua çfarë ka bërë që të ndryshoj ky mendim i tij, karshi ministrit të shëndetësisë?

-->