Para meçit me Joshuan, Tyson Fury mëson djemtë e tij si të boksojnë

King Gypsy, i cili aktualisht është duke u përgatitur për përballjen e tij me Anthony Joshuan, ka shijuar një stërvitje me fëmijët e tij, përcjell Insporti.
Tyson postoi momente me tre djemtë e tij, dhe gruan Parisin, me mbishkrimin: “Ata nuk luftojnë drejtë”.

Gruaja e tij Paris, e cila është shtatzënë me fëmijën e gjashtë të çiftit, ndau një klip të lezetshëm të burrit të saj, i cili e mësonte njërin prej djemve të tij se si të boksonte.


Dyshja britanike kanë nënshkruar një kontratë për një marrëveshje prej 200 milion paund me dy luftime me promovuesit që tani përpiqen me dëshpërim të përcaktojnë një vend.
Ndërkohë, vlenë të theksohet se, babai i Fury ka hedhur dyshime në luftën me AJ duke këmbëngulur se një marrëveshje nuk do të thotë asgjë pa një datë dhe vend. /Insporti