Para meçit me Luisetton, Florian Marku: Mbajeni mend, do ta nokautoj në sekondat e para

Boks 19 Nëntor 2021 10:59

Boksieri shqiptar, Florian Marku, nesër (e shtunë) do të përballet me Jorick Luisetton, në Londër në SSE Arena.

Marku e ndjen veten të përgatitur si kurrë më parë para përballjes me 33-vjeçarin francez, që numëron 11 fitore dhe dy humbje.

Në anën tjetër, në boksin profesionist, Marku ka zhvilluar 10 meçe, ka nëntë fitore dhe një barazim.

“Urime kundërshtarit tim që pranoi të ndeshet me mua, por mendoj se ai nuk është në nivelin tim dhe që në sekondën e parë, mbajeni mend këtë pasi do t’i vërsulem, do ta gjuaj dhe do ta nokautoj”, tha Marku para ndeshjes”. 

-->