Paralajmërimi i madh i Guardiolës

Futboll 22 Shtator 2020 10:09

Pep Guardiola dëshiron të qëndrojë më gjatë te Manchestrer City.

Ai dëshiron të fitojë shumëçka në stolin e klubit anglez, ndoshta në mendjen e tij tashmë ekziston Lionel Messi, i cili mund të shkojë atje falas në vitin 2021.

Ai ishte afër edhe këtë verë, por Barça bllokoi gjithçka duke ia bërë me dije lojtarit se ka një kontratë dhe klauzolë ende të vlefshme, edhe pse e mendoi të kundërtën Leo.

“Do të më pëlqente të qëndrojë më gjatë në City, por duhet ta meritoj”, u shpreh Guardiola.

“Do të shohim këtë sezon nëse e meritoj rinovimin e kontratës. Varet nga shumë gjëra”, tha tekniku spanjoll.

-->