Paraqitja e Tottenham, nga më të mirat në Evropë

Futboll 14 Shkurt 2018 13:15

Ndeshja e Tottenham e zhvilluar në Torino kundër Juventus, është duke u cilësuar në Angli si paraqitja më e mirë e një skuadre angleze në Ligën e Kampionëve.

Kthimi i rezultatit nga “Spurs”, pasi ishin duke humbur 2-0 nga Juventus, llogaritet një prej paraqitjeve më të mira të klubeve angleze në Evropë vitet e fundit.
Krahasimi është bërë me ndeshjet që nga viti 1992, kur edhe u ndryshua emërtimi nga Kupa e Evropës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjet që janë marrë parasysh për krahasim janë:

Newcastle – Barcelona, ndeshja e fazës së grupeve në Champions League e vitit 1997, ku vendasit në “St James Park” fituan me rezultat 3-2.

Inter – Arsenal, faza e grupeve e vitit 2003, ku “Topçinjtë” fituan 1-5.

Inter – Tottenahm, viti 2010 në fazën e grupeve, ku italianët e mposhtin ekipin anglez 4-3, megjithëse ishin duke fituar 4-0 dhe ishin me një lojtarë më shumë. Bale shënon hat-trick, për ta ngushtuar rezultatin.

Juventus – Tottenham, ndeshja e këtij viti 2018, në fazën e 1/8-së. Tottenham barazon 2-2, pasi ishte duke humbur 2-0.

Chelsea – Barcelona, 1/8 e finales e vitit 2005, “Blutë” e Londrës mposhtin katallanët 4-2 me Mourinho-s si trajner.

Manchester City – Monaco, 1/8 e finales në vitin 2017, “Citizens” të Guardiola-s fitojnë 5-3.

Liverpool – Arsenal, ndeshja e dytë çerekfinale e vitit 2008, ku “Topçinjtë” mposhten 4-2.

Chelsea – Liverpool, ndeshja e dytë në çerekfinale të vitit 2009, e cila përfundon me barazim 4-4.

Juventus – Manchester United, ndeshja e dytë gjysmëfinale e vitit 1999, ku “Djajtë e Kuq” pasi ishin duke u mposhtur 2-0 në Torino, arrijnë ta kthejnë rezultatin duke fituar në fund 2-3.

Manchester United – Real Madrid, çerekfinalja e vitit 2003 ndeshja e dytë, në të cilën u zhvillua një lojë tepër ofensive dhe United në fund triumfon 4-3.

Milan – Liverpool, finalja e vitit 2005, në të cilën Liverpool pasi ishte duke humbur 3-0, arrin të barazoj në 3-3 dhe pastaj në penallti mposht italianët 3-2, duke u shpallur kampion. /Insporti.com

-->