Paraqitja përfekte e Pedrit ndaj Italisë e përmbledhur në një video

Futboll 07 Korrik 2021 16:26

Italia ia doli të fitonte mbrëmë ndaj Spanjës, duke kaluar në finale të Kampionatit Evropian, “Euro 2020”, shkruan Insporti.

Ishte talenti i Juventusit, Federico Chiesa ai që e zhbllokoi rezultatin, duke e çuar Italinë në epërsi 1-0, por spanjolli që luan poashtu për skuadrën e rekordkampionit të Italisë, sulmuesi i “Zonjës së Vjetër”, Alvaro Morata, barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 80-të, gol ku që bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime, dhe fituesi u bë i ditur me anë të penalltive.

Ishte, supertalendti spanjoll, Pedri ai që shkëlqeu absolutisht për Spanjën, duke dhuruar momente që nënvizojnë talentin e jashtëzakonshëm të tij.

Në fakt, paraqitja e tij ishte afër perfektes, derisa ai kompletoi çdo pasim të mundshëm që e provoi përgjatë 90 minutave të parë.Të gjitha 55 pasimet e tij e gjetën cakun.

Shikoni më poshtë paraqitjen e 18-vjeçarit.

-->