Paraqitje e “zbehtë” e Berishës në humbjen nga Olympiacosit, vlerësohet me këtë notë

Futboll 25 Nëntor 2021 23:26

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, sonte ishte titullar për Fenerbahcen në humbjen 1:0 nga Olympiacos, në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan Insporti.com.

Berisha ishte lider i sulmit të skuadrës turke sonte, por që nuk arriti të tregonte edhe shumë.

Ylli shqiptar nuk arriti të shënonte gol, pasi bëri një paraqitje të dobët.

Sipas “Sofascore” ai humbi topin 11 herë dhe në drejtim të portës nuk kishte asnjë goditje.

Ai është vlerësuar me notën 6.3.

Fenerbahce me këtë humbje është eliminuar nga Liga e Evropës, një xhiro para se të përfundojë faza e grupeve, pasi renditet në vendin e tretë me pesë pikë në grupin D.

Ndërsa, Olympiacos me fitoren e sotme ka siguruar kualifikimin tutje, duke u renditur në vendin e dytë me nëntë pikë. /Insporti.com/

-->