Parashikimi: Real vs Bayern – kuota 35,00 me dy baste

Futboll 01 Maj 2018 10:58

Takimi ndërmjet Real Madridit dhe Bayernit, gjegjësisht ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve është ngjarja kryesore e ditës në futboll.

Fitorja 2:1 e Realit në ndeshjen e parë dhe statistikat e nxjerrin ekipin spanjoll si favorit të qartë për të shkuar në finale, por futbolli nuk do të ishte ky që është sikur të gjitha ndeshjet të dilnin ashtu siç parashikohet.

Insporti raporton se statistikat thonë se asnjë ekip në histori të Ligës së Kampionëve nuk është kthyer nga disavantazhi 1:2 në gjysmëfinale.

Statistikat po ashtu thonë se Bayerni ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Realit, që është seria më e gjatë e humbjeve ndaj një kundërshtari, për ekipin bavarez. Fitorja e fundit ka qenë në vitin 2001 kur Giovane Elber pati shënuar në Bernabeu dhe Bayerni ishte shpallur kampion i Evropës.

Reali po ashtu është në seri prej 41 ndeshjeve me radhë në Ligën e Kampionëve ku ka shënuar nga së paku një gol.

Kur të gjitha këto kihen parasysh, të shohim tash kuotat më interesante dhe opsionet më të mira për bast vënës për këtë ndeshje.

Kuota për fitore të Realit është 2,3, për barazim është 4,1 kurse për fitore të Bayernit kuota është 2,9, gjë që barazimin po thuajse e përjashton nga ekuacioni.

Në ndeshje pritet të shënohen shumë gola meqë kuota për GG (të shënojnë të dyja ekipet) është 1,4, kurse për NG është 3,2.

Për 3+ kuota është 1,4, kurse për 4+, kuota është 2,0 që janë po ashtu kuota të ulëta dhe një paralajmërim se gola do të ketë.

Për ata që preferojnë të vendosin disa baste për të njëjtën ndeshje kuotat më interesante janë, që Cristiano Ronaldo të shënojë (1,6), që James Rodriguez të shënojë (4,5) dhe të shënohen 4 ose më shumë gola në ndeshje.

Si e parashikojnë ekspertët?

Charlie Nicholas, ish sulmuesi i Arsenalit, tash ekspert i basteve në Sky Sports preferon që të luhet që Lewandowski shënon i pari dhe rezultati përfundimtar 1:2. Nëse i përmbaheni kësaj këshille, me dy baste e keni kuotën 35.