Paris Saint-Germain mund të dënohet ngjajshëm si Skënderbeu

Futboll 11 Prill 2018 16:08

UEFA ka hapur hetimet ndaj Paris Saint Germain, pasi dyshohet se klubi nga Franca ka rritur vlerën e sponzorizimit në kontratë, kështu duke ngritur dyshime se se si janë financuar marrëveshjet marramendëse të Neymar dhe Mbappe në verën e vitit të kaluar.

Bazuar në artikullin e Financial Times, PSG, ka manipuluar me shifrat në vlerë prej 200 milionë euro. Ky hetim ndaj klubit parisien është hapur pasi PSG kishte shpenzuar shumë për të transferuar dy sulmuesit, Neymar nga Barcelona dhe Mbappe nga Monaco.

PSG mund të përballet me një gjobë që kap shifrën e miliona eurove apo të përjashtohet nga garat evropiane për një kohë të konsiderueshme, pasi besohet se kanë shkelur rregullat financiare të UEFAs për transferimin e lojtarëve.

Një burim kishte thënë se “a ka guxim UEFA të fuqizoj rregullat e veta duke dënuar PSG, nëse jo atëherë pse të hapen hetimet?”.

Paris Saint Germain ka blerë Neymar Jr nga Barcelona për 222 milionë euro duke mbizotëruar listën e top transferet botërore që ishin deri më atë kohë, me 100 milionë euro më shumë. Marrëveshja tjetër e dyshimtë, për të transferuar Mbappen, PSG e ka marrë atë në formë të huazimit një-vjeçar, ndërsa pas huazimit të ketë mundësinë që të pronësoj sulmuesin, me shumën totale që mund të arrij deri në 200 milionë euro.

Për më  tepër, të dy lojtarët paguhen rreth 40 milionë euro për vit, që do të jetë shumë e kombinuar përgjatë 5 vjetëve kontratë me dy sulmuesit.

Pasi janë hapur këto hetime, PSG duhet të shpjegohet për arritje e këtyre marrëveshjeve të dyshimta para trupit udhëheqës të Evropës. Vendimi është planifikuar të merret në fund të vitit fiskal të PSG në fund të qershorit.

PSG nuk përballet për herë të parë me akuza të tilla, pasi në vitin 2014 ishin gjobitur me 60 milionë euro, pasi kishin shkelur rregulat financiare të UEFA. /Insporti.com

-->