Paris SG përgatitet për ridizajnimin e tij, priten ndryshime drastike…

Futboll 01 Prill 2022 12:44

Eshtë e pamohueshme, që tani PSG e ka mendjen te sezoni i ardhshëm. Eliminimi i papritur nga Real Madridi ndezi alarmin në klub, i cili që atëherë ka analizuar, se çfarë duhet të ndryshojë për të ndërtuar një ekip të qetë në skenën ndërkombëtare.

Me një dhomë zhveshjeje të qeverisur kryesisht nga lojtarët, fuqizimi i trajnerit është hapi i parë i rëndësishëm, që duhet ndërmarrë.

Gjithçka tregon se Pochettino i kanë mbetur edhe dy muaj në “Parc des Princes”. Ai është ‘kokë turku’ pas asaj që ndodhi në “Santiago Bernabeu”.

Klubi e ka kërkuar Zidanin për një kohë të gjatë dhe kjo mund të bëjë që edhe Leonardo të thotë lamtumirë. Arkitekti sportiv i PSG-së i ka humbur kreditë dhe është një tjetër nga emrat e mëdhenj. Al Khelaifi po studion shkarkimin e tij.

Në procesin e përmirësimit të ekipit, duhet të ketë edhe një ndryshim në mentalitet. PSG duhet të ndalojë së qeni një grup yjesh. Në këtë kuptim, kriteri për të inkorporuar dikë nuk mund të bazohet në pompozitetin e emrit, ose në faktin që ai arrin falas. Dy shembuj e ilustrojnë këtë reflektim: Sergio Ramos dhe Wijnaldum, të parëndësishëm për  Pochettinon.

Një tjetër rast ndryshe është ai i Messit. Edhe pse nuk ka qenë sezoni i tij më i mirë, argjentinasi ka kaluar momente të mira përkrah Mbappé dhe përfitimet financiare e justifikojnë investimin. Ai ka edhe një vit kontratë dhe dëshiron ta përmbushë atë. Ka pasur shumë debate, nëse ai duhet të vazhdojë apo jo, por argjentinasi nuk do të dorëzohet. Me botërorin e Katarit në fund të vitit, synimi i tij është të tregojë se ai është ende atje me më të mirët.

Në këtë ristrukturim të domosdoshëm, PSG duhet të mendojë edhe për të rinjtë në ekipin e parë. Për Pochettinon ky ishte një mision i pamundur. Ai u ka dhënë disa minuta Xavi Simons, Michut dhe Dina Ebimbe, por jo të mjaftueshme që ata të rriten dhe të ndihen të rëndësishëm.

Ridizajnimi i PSG-së nuk mund të ndodhë brenda natës, por kërkon një angazhim për t’u realizuar këtë verë. Për klubin rruga e zgjedhur nuk ka qenë ajo e duhura. Ka pasur shumë gabime dhe mësimi prej tyre është i rëndësishëm.

-->