Parisi më 1998 dhe sot, si u pritën kampionët atëherë dhe tash

Futboll 16 Korrik 2018 21:10

Në twitter është publikuar një video montazh i pritjes që i ishte bërë ekipi kombëtar të Francës para 20 vjetëve, në atë që kishte qenë një paradë solemne meqë titulli i botës atëherë ishte fituar pikërisht në Paris.

Brezi që përbëhej nga Zidane, Deschamps, Blanc, Henry, Wiltord, Thuram, Barthez, Blanc, Djorkaeff e të tjerë kishte mundur Brazilin në finale.

Në anën tjetër yjet e brezit aktual, të udhëhequr nga Deschamps si trajner mundën Kroacinë në finale dhe me tu kthyer nga Moska u pritën nga një masë e madhe e njerëzve që kishte vërshuar rrugë te metropolit francez.

Shikoni pamjet dhe krahasoni reagimet me 20 vjet dallim.