Parker: Nuk e dua famën dhe paratë, por këtë që ka Joshua

Boks 07 Shkurt 2018 22:12

Boksieri australian, Joseph Parker nuk dëshiron famë, port titujt që mban angleze, Anthony Joshua.

Joseph Parker do të ndeshet më 31 mars në “Principality Stadium” të Kardifit me kampionin aktual të botës, Anthony Joshua.

Australiani thotë se është shumë i motivuar dhe gati për meçin më të rëndësishëm të karrierës së tij në boks.

“Nuk mendoj se është fama ajo që unë kërkoj nga kjo sfidë, por titujt kampionë bote që mban Joshua. Unë synoj titujt, që janë objektivi im kryesor dhe jo paratë”, tha Parker.

“Jam shumë i motivuar, pasi dua të tregoj se sa vlej dhe t’i them Joshua se flet shumë”, tha në fund ai.

Parker është kampion bote i kategorisë WBO dhe i pamposhtur në 24 fitore, ndërsa në anën tjetër Joshua është kampion në IBF dhe WBA.

-->